Në ditët e fundit kemi pasur një ulje të theksuar të rasteve të reja me Covid19, si dhe numër rekord të qytetarëve të shëruar, dëshmi kjo që tregon se falë punës së jashtëzakonshme të profesionistëve tanë shëndetësor, institucioneve dhe qytetarëve tanë, tashmë jemi në rrugë të mirë të e mposhtim virusin Covid 19.
Banka Ekonomike duke parë rrezikun e vazhdueshëm me të cilin përballen çdo ditë profesionistët tanë shëndetësorë dhe qytetarët, me qëllim që të kontribuoj në vazhdimësi në luftën kundër Covid 19, sot ka dhuruar donacion për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitarë të Kosovës – SHSKUK një “Tunel Dezinfektues”, i cili do të jetë i vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente, për të u shfrytëzuar nga punonjësit shëndetësor dhe qytetarët.

Rezultatet e fundit, nuk duhet të na relaksojnë dhe as të na largojnë vëmendjen tonë nga respektimi i plotë i të gjitha rekomandimeve nga institucionet përkatëse për kujdes të shtuar, deri në largim të plotë të virusit nga mesi ynë!
Në kuadër të përgjegjësisë sociale, në ditët në vijim Banka Ekonomike do të vazhdojë edhe me forma tjera të mbështetjes për kategori të caktuara, duke u bërë të gjithë bashkë për të e kaluar sa më lehtë këtë periudhë aspak të mirë për të gjithë ne./arbresh.info/


Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociat...
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate
PSD zhvillon aktivitet para zyrës së VV’së, ia dorëzon ftesë...
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut