Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zhvilloi sot një takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.
Gjatë këtij takimi virtual është diskutuar ecuria e Projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Kosovës, bashkë me sfidat deri tek implementimi i objektivave dhe projektit në tërësi, shkruan arbresh.info.
“Ministri e ka njoftuar në lidhje me synimet dhe objektivat strategjike të Ministrisë duke filluar nga vlerësimet sektoriale, avancimit të legjislacionit e politikave publike per zhvillimin e punës në këtë sektor”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, Massimiliano Paolucci ka falënderuar ministrin Faton Peci për vullnetin e shprehur dhe bashkëpunimin, si dhe për vizionin e qartë për arritjen e objektivave strategjike në zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm për zhvillim ekonomik./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...