Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e krijuar ekonomike dhe sociale në vendin tonë, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ministri Reçica e ka njoftuar drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovës për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale, për të cilat edhe ka marrë përkrahjen e plotë nga ai.
Gjatë këtij takimi virtual, ministri Reçica e ka falënderuar drejtorin e ri të BB-së, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë./arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër