Banja “Nëna Naile”, tashmë e mirënjohur me sukseset e arritura në shërim dhe rehabilitim, në vazhdimësinë e sukseseve të treguara, tash është certifikuar në nivel ndërkombëtar për cilësi ( ISO Standard) të lëshuar nga Anglia dhe HACCP të lëshuar nga Zvicra.
Kjo është dëshmi që, jo rastësisht, Banja “Nëna Naile” mban primatin e Banjës më të mirë në rajon, falë ujit termo mineral që na e dhuroi natyra dhe shërbimeve cilësore që iu ofrojnë stafi mjekësor shumë profesional, terapive të ndryshme fizikale, ushqimit BIO si dhe kujdesit permanent ndaj pacientëve.
Për përmbushjen e këtyre kritereve sipas standardeve të përcaktuara ndërkombëtare, është dashur angazhim, mund e sakrificë e gjithë stafit e poashtu përkushtim i madh i drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni në sigurimin e parakushteve të domosdoshme për arritjen e këtij niveli, z. Dardan Novosella.
Edhe në të ardhmen i sigurojmë të gjithë pacientët tonë që do të bëjmë maksimumin në shërbim të nevojave të tyre.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës