Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërorë për vitin e fundit, përfshirë edhe atë të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu, e cila është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar në AKK një pasuri “modeste”.
Sipas formularit të dorëzuar, ajo posedon një banesë me sipërfaqe prej 82 metra katrorë, me vlerë të deklaruar 60 mijë euro, në pronësi të bashkëshortit. Po ashtu, ka deklaruar edhe tokë të trashëguar në sipërfaqe prej 6 ari, me vlerë 15 mijë euro.
Në pasurinë e saj figuron edhe një veturë e tipit Seat, me vlerë 9,700 euro, e blerë përmes huamarrjes dhe nga shitja e veturës së mëparshme. Ministrja ka deklaruar gjithashtu 1,600 euro kursime në bankë.
Në pjesën e të ardhurave vjetore, Haxhiu ka raportuar se nga pozita e ministres përfiton 22,540 euro në vit nga Ministria e Drejtësisë, si dhe 760 euro në formë mëditjesh nga udhëtimet zyrtare./Arbresh.info
Këtu mund ta gjeni deklarimin e plotë të pasurisë së Haxhiut:
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n