Një banesë në katin e tetë të një ndërtese në Pejë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.
Për shkak të përhapjes së tymit në katet e sipërme, policia ka evakuuar disa banorë si masë sigurie.
Zjarri është lokalizuar dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë policore kompetente vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme./Arbresh.info/
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...