Maria Bamieh, ish prokurore në EULEX, ka thënë se është e habitshme se si Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë monitoron çdokënd, por jo edhe veten.
Ajo ka folur kështu në një intervistë për emisionin “Udhëve ”.
“EULEX është i zënë me shumë punë duke monitoruar çdokënd, por dështon ta bëjë atë që e bënë vetë. Kjo ka qenë brenga ime, se si gjyqtarët po zgjidheshin nga EULEX për raste të caktuara. Francesco Flori kishte emëruar vetveten në një rast të vrasjes së trefishtë, dhe nuk arrita të marrë përgjigje. Normalisht që ka një procedurë strikte që duhet zbatuar, që gjyqtarët të zgjidhen në mënyrë të pavarur”, ka thënë ajo për televizionin publik.

Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...