Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut samiti i “Ballkanit të Hapur”, ku marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Kosovës që refuzon të jetë pjesëmarrëse.
I pari i qeverisë ka theksuar se nuk është pritur lufta në Ukrainë, për të ditur marrëdhënien speciale që ka mes Serbisë dhe Rusisë. Rama po ashtu u ndal edhe tek çështja e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij kjo mosmarrëveshje zgjidhet vetëm duke u afruar. Si shembull konkret, Rama ka përmendur Francën me Gjermaninë, apo Japoninë dhe SHBA.
“Nuk kemi pritur luftën që mes Serbisë dhe Kosovës ka një histori të pazgjidhur. Por të ndenjurit me kurriz nga e ardhmja apo kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Por pa i mbyllur sytë tek problemet e pazgjidhura. Por kjo zgjidhet vetëm nëse ne afrohemi. SHBA kanë hedhur dy bomba në Japoni. Por një nga miqësit më të ngushta, është aleanca e SHBA me Japoninë, pas dy bombave atomike. Dhe urdhëroni ku është sot Japonia. Dhe nuk do ishte këtu Japonia nëse do qëndronte me kurriz nga SHBA dhe të uleshin në gjunjë para bombave. Ku janë sot Franca dhe Gjermania. Apo Izraeli me Shtetet e Bashkuara Arabe. Janë bashkë për të përfituar nga rruga e të ardhmes.” tha Rama./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...