Balla:Më të fortë kur jemi bashkë

22:18 | 17 Tetor 2025
Q L

Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një foto nga takimi me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

“Më të fortë kur jemi bashkë. Me kryetarin më të mirë të Prishtinës, Përparim Rama, i cili po e zbukuron atë çdo ditë, dhe djalin e Presidentit Thaçi, Endritin, sonte në kryeqytetin e shqiptarëve”, ka shkruar Balla në rrjete sociale.