Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në përkrahje të protestës së 17 tetorit në Tiranë e cila zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë protestë do të bashkohen mijëra zemra, duke filluar nga Kosova e në çdo cep të trojeve shqiptare.
“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARË . LIRIA KA EMËR”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv
Protesta zhvillohet, të premten në sheshin “Skënderbej”, me fillim nga ora 17:00.
Pjesëmarrës në të do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...