Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke u diskutuar për raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës.
Përveç raportit financiar, në këtë mbledhje u përmendën edhe punësimet familjare. Ishte deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ajo e cila tha se në RTK ka punësime mbi baza familjare.
Ajo deklaroi se kërkesa e tyre për të punësuar qytetarë nga komuniteti boshnjak nuk është përfillur asnjëherë.
“Në RTK ka punësime familjare. Ne kemi shkuar disa herë në takim, ne boshnjakët, komuniteti dhe kemi kërkuar që të punësohemi në RTK. Kjo nuk është realizuar, nuk është punësuar asnjë nga komuniteti jonë edhe pse kemi pasur të drejtë”, ka thënë Balje.
I menjëhershëm ishte reagimi i njërit nga anëtarit të Bordit të RTK-së.
“Nuk është mirë e as humane me gjyku mbi bindje personale. Dyshimet duhet me u vërtetu. Eja në Komision Hetimor dhe tregoj dyshimet. Me i përmend me emra një nga një, me ja ba gjyqin publik, pa ju nënshtruar ata një hetimi, është jo humane”, ka thënë anëtari i Bordit./ arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...