Deputetja Duda Balje përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të letrës së Sokol Halilit, para se të kryejë vetëvrasje.
Balje thotë se letra e tij nuk mund ta justifikojë vrasjen e dyfishtë që e bëri.
“Dhe tani letra, e njeriut qe vrau veten, se e dinte se ishte fajtor, justifikon vrasjen e dyfishte qe beri? Manipulimi nuk vdes kurrë”, shkruan Balje.
Sokol Halili ua kishte lënë një letër babait dhe familjarëve të tij, para se të vetëvritej.
Përmes kësaj letre ai ka deklaruar se vrasjen e 35 vjeçares e ka bërë me vetëdije.
Ai pretendon se raportet me ish-gruan i ka pasur shumë të mira, dhe se ka ekzistuar një plan mes tyre për fëmijën.
Bazuar në letër që raportohet se e ka shkruar ai vetë, pretendon se ish-gruaja e tij i kishte kërkuar që fëmijën ta rriste te shtëpia e babait të saj.
Për këtë, shkruan vrasësi, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro./arbresh.info/
Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në Pogradec
Zgjidhet kryetari i Bordit të BQK-së
Klubi anglez heq dorë nga Isco, spanjolli vazhdon të jetë lo...
“Je e vetmja dashuri”, Getinjo dhe Ana Kabashi publikojnë du...
Rriten rastet e intervenimeve kirurgjike në zemër, rreth 500...
Java e 21-të nis sot me dy ndeshje në Superligë, vëmendja në...