Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, ka konfirmuar se të enjten në ora 09:00 do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së re.
“Kam pasur një komunikim sot, edhe nesër në ora 09:00 unë me përfaqësues të partisë sime do të shkojmë në takim në qeveri”, ka deklaruar Balje në Debat Plus.
Ajo ka theksuar se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.
“Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri”, ka theksuar Balje
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër