Sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.
Deri te përplasja mes dy deputetëve ka ardhur pasi nuk u miratua Marrëveshja e Financimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.
“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuat kundër dhe është hera e parë në histori që një grup parlamentar e voton kundër, tash janë marrëveshjet me SHBA dhe dilni votoni kundër, ju smuni me dal me votua kundër, dhe tash bani filma, dhe veç dilni para qytetarëve me të njëjtat argumente dhe është turp çka keni bë sot”, tha Basha.
Ndërkaq, në kohën kur shefi i GP-së, Arben Gashi ka kërkuar fjalën, Basha ka thënë se nuk ka të drejtë për replikë.
Pas kësaj, reagoi deputeti Gashi duke i thënë Bashës “Largohu prej ktuhit, baju, ski nevoje me fol ti këtu”.
Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili kërkoi nga deputeti Basha të ulet.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...