Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshehtë të Bashkimit Evropian.
Bajrami thekson se tani kur korrigjimi i kufijve nuk kërkohet, Bashkimi Evropian po e kërkon shpëtimin tek Asociacioni.
“Ai ka zbuluar fshehtësinë e BE’së në dialog. Haptazi po shihet se tani kompromisi nuk po kërkohet te ideja e korrigjimit të kufijve – tani po kërkohet shpëtimi te Asociacioni”, tha Bajrami.
“Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE’së se do të bëhet një trysni ndaj palës kosovare që ta pranojë një asociacion për ta arritur cakun – të ketë në dy anët lëshime dhe kompromise”, shtoi ai.
“Pala kosovare e ka të limituar procesin e dialogut. Asnjë lider i Kosovës nuk do të lejonte të shkelet Kushtetuta. Ne duhet shohim se ndoshta kemi bërë gabim që se kemi kryer asociacion para 5 vjetëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dashur që të përmbyllet kjo temë”, tha Bajrami për KlanKosova.
“Duke mos e bërë këtë, ne tash e kemi lënë në dorë të BE’së dhe ajo po shfrytëzon këtë. Ajo çfarë duhet bërë pala kosovare është sa më shpejt të hartojë statusin e asociacionit. Formimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar – duhet miratuar statuti dhe duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën”, tha Bajrami.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...