Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një konference për medie, ka reaguar ashpër ndaj çështjes së shkyçjes së mbi 1300 bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë si pjesë të një politike të qëllimshme dhe të dëmshme.
“Për të kundërshtuar dhe shprehur shqetësimin tonë në lidhje me shkyçjen e mbi 1300 bizneseve të cilat ende nuk kanë lidhur marrëveshje të dhunshme me kompanitë private që tregtojnë energji elektrike në Kosovë, sot përfundimisht po merr formë politika shkatërruese e Albin Kurtit, sot kur Albin Kurti ka mbi 4 vite e gjysmë pushtet në institucione ka kap secilin prej tyre. Ku tani më ka instaluar të dëgjueshmit e tij në ZRRE, KOST dhe çdo institucion tjetër,” ka thënë Bajrami.
Sipas Bajramit, kjo situatë është thellësisht shqetësuese dhe e dëmshme për ekonominë dhe qytetarët. Ajo ka kërkusr hetim mbi ZRRE-në për çështjen e daljes në treg të lirë.
“Sot shkyçja e dhunshme e kompanive nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike është persekutim, është politikë që shkon vetëm në favor të mafisë energjetike në vend. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucionet si ZRRE dhe të tjerat që kjo politikë të mos kalojë dhe të mos mbetet e pa ndëshkuar. Qytetarët duhet ta dinë se po paguajnë për mafinë energjetike,” ka theksuar Bajrami.
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...
Foda: Sot jemi të gjithë të mërzitur, pasi e donim shumë Bot...
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet