Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë nënshkruar mbi 1800 kontrata një burimore nga Qeveria Kurti në vlerë 240 milionë euro.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për këtë çështje, Bajrami theksoi se me këto kontrata dëmtohet buxheti i shtetit si dhe ka akuzuar qeverinë së ka ndërhyrë në ekonominë e tregut, raporton Arbresh.info
Bajrami ka dhënë detaje se cka janë kontratat njëburimore.
“Ato janë raste kur organizatat buxhetore e thirrin një operator ekonomik dhe ulen e bisedojnë e negocjonën për kryerjen e një punë apo ofrimin e mallrave dhe sherbimeve për operatorin kontraktues” ka thënë Bajrami.
Ajo ka paraqitur një rezolutë para deputetëve në emër të GP të LDK-së, e cila mund të plotësohet nga pikat e tjera./Arbresh.info
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...