Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të energjisë së janë vënë në shërbim të qeverisë dhe mafisë energjetike.
Ajo ka shkruar në Facebook se ata si bord i ZRRE-së, po me këtë përbërje që kanë tash, në nëntor të vitit 2024, kanë miratuar dokumentin i cili thotë se “Për periudhën e shqyrtimit, bazuar në treguesit e analizuar, tregu i energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë shfaq mungesë konkurrence dhe përqendrim të lartë.”.
Bajrami ka ftuar kryetarin e bordit të ZRRE-së, pse jo edhe krejt bordin, në një studio televizive, të flasin “për tregun e lirë, për dokumentin e aprovuar nga vetë ZRRE-ja, për ekskluzivitetin që kanë NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit në tregtimin e energjisë dhe për përgjegjësinë që ka ZRRE-ja në krejt këtë katrahurë”.
“A po e zbatoni Ligjin për liberlizim edhe në katër komunat veriore? Elektroserver është i licencuar nga ju apo jo?. Ejani në studio e flasim edhe për zbatimin e Ligjit, sepse ligji nuk është tavolinë suedeze”, ka shkruar ajo.
LEXO EDHE:
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...