Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas dështimit të seancës konstituive, duke thënë se VV-ja nuk ka interes për formimin e institucioneve.
“Sot u propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk kishin votat. Është e qartë se nuk kishte mbështetje as për Haxhiun, as për Gërvallan,” tha Bajrami, duke shtuar se “zyrat e qeverisë janë të uzurpuara dhe vendimet që po merren janë joligjore”.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar.
“VV-ja nuk ka as interes për të konstatuar Kuvendin, sot propozuan dy kandidate për të cilat dihet se nuk i kishin votat. E kanë pasur të qartë që nuk kanë vota as për Haxhiun e as për Gërvallan. Është fatkeqësi që sot nuk kemi institucione, janë të uzurpuara zyrat e qeverisë, janë jashtë mandatit, vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzimet penale që i kemi dërguar”./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...