Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka bërë me dije se kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se, pavarësisht se Veseli ofroi gatishmëri për të hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, partitë e tjera nuk reflektuan dhe kështu që PDK-ja nuk do të bëjë më asnjë kompromis rreth kësaj çështje.
Bajrami ka mohuar se me një veprim të tillë PDK-ja është duke e bllokuar formimin e institucioneve të vendit.
Sipas tij, bllokuesit janë ata që tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka treguar për gatishmërinë e PAN-it për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të enjten dhe për ta propozuar Veselin kandidat për kryetar të Kuvendit.
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë
Guardiola: Arseanali është ende në krye të tabelës, ne nuk d...
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...