Nisma për Kosovën do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, pavarësisht se pas konstituimit të legjislaturës së re të dal nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të veprojë si grup i vetëm parlamentar.
Anëtarja e kryesisë së Nismës, Valdete Bajrami ka thënë për lajmi.net se kjo parti ka dhënë kontribut të madh në koalicionin PAN dhe se do të jenë pjesë e tij.
Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës në legjislaturën e fundit, Valdete Bajrami pret që shumë shpejtë të formohet qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“ Nisma ka dhënë kontributin të madh në rezultatin e PAN-it dhe do vazhdojmë të jemi në koalicion. Ndërsa, sa i përket çështjes së grupit parlamentar së pari ne presim që shumë shpejtë do të konstituohet kuvendi dhe të formohet qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e z. Ramush Haradinaj, dhe pas konstituimit të kuvendit ashtu siç edhe kemi deklaruar më parë ne do jemi pjesë e koalicionit por që brenda kuvendit do të funksionojmë si grup parlamentarë”, ka thënë Bajrami për portalin ‘Lajmi.net’.
Nisma për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit si pjesë e koalicionit me AAK-në dhe PDK-në, ka shënuar rritje të numrit të deputetëve.
Sipas të dhënave të Nismës, kjo parti ka fituar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës. E për këtë rritje Bajrami ka një shpjegim.
“Nisma për Kosovën ashtu siç e kemi thënë edhe para zgjedhjeve ka arritë të shtrihet në tërë Kosovën edhe vazhdimisht ne kemi qenë afër qytetarëve anë e kënd Kosovës dhe gjithë kjo rezultoi me korrjen e suksesit të madh ku Nisma arriti të ketë mbi 40% rritje në tërë vendin”, është shprehur ajo.
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë certifikuar. Sipas rezultatëve preliminare, koalicioni PAN ka fituar 33,92%, Vetëvendosje 27,16% dhe LDK-AKR-Alternativa 25,79%./arbresh.info/
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...