Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.
Ministrja Bajrami e njoftoi z. Paolucci me punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë. Ajo falënderoi përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.
Nga ana e tij z. Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.
Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve zhvillimore aktuale dhe përgatitjes së atyre vijuese.
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell