Profesori Arsim Bajrami, si njëri ndër pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë, ka thënë se refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen i konvenoi Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së.
Bajrami në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se njëri ndër qëllimet e “Rambujesë” ishte që shqiptarët në çdo variantë të nënshkruanin, edhe pse dukumenti parashihte autonomi substanciale dhe jo pavarësi.
“Qëllimi tjetër strategjik ishte që të legjitimoheshin bombardimet e NATO-s. Qëllimi i tretë ishte që nëse Serbia refuzon kompromisin, Kosova do të çlirohej”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Pjesëmarrësi inë Konferencën e Rambujesë thotë NATO-ja synoi një partneritet të heshtur me UÇK-në.
Bajrami thotë se nëse Serbia do të nënshkruante marrëveshjen, Kosova do të kthehej në statusin e vitit 1974, me një autonomi të zgjeruar.
“Marrëveshja nuk ishte perfekte. Përmbante një autonomi substnaciale për Kosovën. Kishte zgjidhje krejtësisht të papranueshme, sepse parashihte edhe mundësinë e kthimit të një pjese të policisë serbe me kërkesën e komandantit të NATO-s”.
Ish deputeti i PDK-së thotë se me insistimin e Hashim Thaçit u arritën disa përmirësime, pasi më pas parashihej që pas tre vitesh do të thirrej një konferencë tjetër, që do të merrte parasysh referendumin.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...