Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se për vdekjen e katër punëtorëve që humbën jetën në vendet e tyre të punës gjatë javës së fundit, përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë ata që kanë dështuar të marrin masa për të parandaluar këto tragjedi.
“Shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë javës së fundit. Pa dashur t’i politizoj këto raste, ndjej detyrim të theksoj se secili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen punëtorët në Kosovë, për pasigurinë dhe rrezikun që i shoqëron çdo ditë kur nisen për në punë”, ka shkruar ajo në “Facebook’.
Bajrami u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Republikës, përfshirë inspektoratet shtetërore dhe komunale, si dhe Prokurorinë, që të veprojnë menjëherë.
“Duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të ndërmarrin masa për të parandaluar këto tragjedi. Jeta nuk kthehet, por institucionet kanë për detyrë ligjore dhe morale të parandalojnë raste të tilla dhe të sigurojnë që kushdo që nuk vepron sipas ligjit të përballet me drejtësinë”, tha ajo./Arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...