Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të 53-të për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar si hipokrizi ftesën për të vazhduar me seancën e 54-të sonte në orën 22:00.
Ajo u shpreh e zhgënjyer me qasjen e subjektit fitues në zgjedhje, duke thënë se, pavarësisht takimeve të vazhdueshme për më shumë se tre muaj, nuk ka pasur as përpjekjet minimale për të gjetur zgjidhje.
“Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo 48 orë, herë çdo 24 orë, dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje dhe për të bërë konstituimin institucioneve. Nga dje e kemi ditur që do të takohemi sot, dhe është raportuar se nuk ka asnjë lloj përpjekje, as sot nuk ka. Është hipokrizi të ftohemi prapë në ora 22:00 duke e ditur paraprakisht rezultatin”, tha Bajrami.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot