Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e cila sot tha se nuk përjashtohet mundësia që Ligji për Fondin Sovran të dërgohet në Kushtetuese nga LDK-ja.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci rikujtoi deklaratën e deputetës Bajrami e cila e listoi Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, shkruan Arbresh.info.
“Deputja e LDK-së, Hykmete Bajrami që para disa ditësh e listonte Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, sot paska paralajmëruar se Fodin Sovran do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuse me qëllim për ta pamundësuar formimin e tij”, shkruan Bajqinovci.
Bajqinovci shtoi se Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku Bajrami ka qenë ministre.
“Po ia rikujtoj koleges Bajrami që Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku ajo ka qenë ministre.
“Opozitë inatçore. Fondi sovrani do të bëhet”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Albin Kurti i shkon në zyrë Bedri Hamzës për takim
Kadrijaj: Detyrë e LVV-së t’i sigurojë 61 vota për kry...
60 të arrestuar dhe tre oficerë policie të plagosur në San F...
Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
Kryeziu: VV duhet ta ndërrojë emrin e Haxhiut, ose vendi duh...
Hetemi: E kam ftuar Pacollin të investojë në Banjën e Vuçës