Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dje në dje kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së erdhi në fshatin Gushavc për t’ua kërkuar votën dhe gjeti vetëm 13 anëtar të PDK’së.
“Dje ka ardhë Kadri Veseli në fshatin tim – Gushavc, me kerre të blinduara si autoblinda ku duket sikur po shkon në Irak e jo në një fshat mikëpritës siç është fshati im”, është shprehur Bahtiri.
Ai tha se në ato pjesë të lumit Ibër, Veselin e pritën vetëm 13 anëtar të PDK’së.
“Pavarësisht asaj, në ato pjesë ë lumit Ibër, Veseli i gjeti vetëm 13 anëtar të PDK’së”, ka thënë Bahtiri.
Derisa Bahtiri thotë se kur ky shkoi në lagjen e Veselit, i gjeti më shumë se 400 veta.
“Ndërsa unë në lagjen e tij kur kam qenë, kam gjetur mbi 400 veta”, shtoi Bahtiri./expres/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...