Nënkryetarit të AKR’së, Agim Bahtirit, i ka ndryshuar mendja për kalim në një parti tjetër, pasi që në vizitë pati sekretarin organizativ të AKR’së, Rrahim Pacollin.
“Jo, unë nuk do të lëvizi nga AKR’ja unë do të jem zëri i fuqishëm i AKR’së. Nuk e kemi problemin e Agim Bahtirit, e kemi problemin e Kosovës dhe unë do të jem i fuqishëm që t’i përballoj të gjitha vështirësitë që do të ndodhin në të ardhmen”, tha Bahtiri për Klan Kosovën.
Megjithatë, Bahtiri ka mohuar se në takim është folur për kalimin apo jo të tij në Vetëvendosje, pasi që temë, sipas tij, kishte qenë diçka tjetër.
“Ne bisedum që në asnjë formë, në snjë mënyrë dhe me asnjë çmim që grupi jonë parlamentar, deputetët tonë që të mos shkojnë me PDK’në”, tha ai.
Vlen të përmendet se Lëvizja Vetëvendosje dhe AKR, me 30 mars të këtij viti kanë arritur marrëveshje për ta përkrahur kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar Mitrovice në zgjedhjet lokale të nëntorit.
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...