Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një reagimi në Facebook ka treguar se në shkollën “Ismail Qemali” është zënë një grua me dy fletëvotime të vulosura, ku njëra ishte për PDK-në dhe tjetra e zbrazët.
Postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Komisionerët tonë në klasën e tretë në shkollën “Ismail Qemali” në Mitrovicë, kanë identifikuar një grua duke dalë nga kabina e votimit me dy fletëvotime të vulosura. Njëra ishte e mbushur për PDK-në, ndërsa tjetra e zbrazët, gjë që vërteton përdorimit e “trenit bullgar” nga Klani Pronto.
Ftoj KQZ, Policinë dhe Prokurorinë që t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe mos ta lënë më tutje manipulime me vota.
Kjo i vërteton shqetësimet e mia drejtuar institucioneve të Kosovës dhe ambasadave të huaja, për tentimet e PDK-së që të manipulohen votat e qytetarëve sikurse në vitin 2009.
Njëkohësisht i ftoj qytetarët që të dalin masivisht në votime, duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese.
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...