Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe zyrtari i VV-së, Agim Bahtiri, ka kritikuar kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilët thotë se për agjenda personale po hyjnë në marrëveshje me Serbinë në dëm të Kosovës.
Bahtiri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se përderisa shteti i Serbisë i udhëhequr nga Vuçiqi vazhdon ta dëmtoj Kosovën në çdo aspekt, shteti shqiptar nuk bën të hyj në marrëveshje rajonale me Serbinë, e cila e lë anash Kosovën.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Më shumë se për “mini-shengen” me Serbinë, Shqipëria duhet të kujdeset që të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me Kosovën, duke mos vendosur tarifa rrugore e barriera doganore. Kur të arrihet lëvizje e plot e lirë mes shqiptarëve të dy shteteve, atëherë Shqipëria dhe Kosova në koordinim me njëra tjetrën duhet ta lehtësojnë qarkullimin kufitar me shtetet mike rajonale.
Përderisa shteti i Serbisë i udhëhequr nga Vuçiqi vazhdon ta dëmtoj Kosovën në çdo aspekt, shteti shqiptar nuk bën të hyj në marrëveshje rajonale me Serbinë, e cila e lë anash Kosovën. Si rezultat i dështimit në postet e tyre, Edi Rama me “mini-shengen” dhe Hashim Thaçi me biseda për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, po marrin iniciativa personale për të qenë personalisht në qendër të vëmendjes mediale.
Treshja Rama-Vuçiq-Thaçi po tregohen aventuristë të humbur, në kohën kur mendësia qeverisëse në Kosovë ka ndryshur me kryeministrin në ardhje, z. Albin Kurti, i cili për dallim nga ta nuk e ka në agjendë interesin personal, por interesin shtetëror.
https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/1043178576026654
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër