Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, parti që është pjesë e koalicionit LAA, është shprehur i bindur se PAN-i do të dështojë t’i formojë institucionet.
Ai thotë se duhet krijuar një Qeveri tjetër, e cila së paku ka 61 vota prej shqiptarëve.
“Mendoj se PAN-i do të dështojë. PAN-i duhet të dështojë, megjithëse është krijuar për të dështuar. Unë po mendoj se duhen gjetur rrugë të tjera për t’u bërë Qeveria sa më shpejt. Rrugë të cilat i presin qytetarët dhe qytetarët presin që Qeverinë ta bëjë koalicioni, i cili ka 61 numra shqiptarë dhe të tjerat që i ka të bashkëngjitura”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Por megjithëkëtë Bahtiri nuk ka treguar nëse LAA-ja do të jetë pjesë e seancës ditën kur do të votohet Kadri Veseli. Për një gjë të tillë, sipas tij, do të vendoset tek të mërkurën.
“Ne e kemi një mbledhje të mërkurën si Kryesi dhe do të marrim vendime, do të shohim si do të veprojmë, por në asnjë mënyrë nuk do t’i votojmë ata që nuk e meritojnë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, duke folur për kandidatin për kryeparlamentar, Bahtiri ka thënë se do të duhej që në këtë pozitë të vihej një person i cili e gëzon përkrahjen e shumicës së partive.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka