Kryetari i komunës së Mitrovicës, njëherësh zyrtar i lartë i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, është i mendimit që Kosova të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme, më keq do të jetë për Kosovën.
Bahtiri ka theksuar se kjo qeveri është duke e çuar shtetin në humnerë.
Sipas tij, qeveria aktuale duhet të shkojë në shtëpi dhe të rifillojnë bisedimet për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Tani është koha të pyetet populli se kë e përkrah. Mendoj se zgjedhjet në Drenas kanë dhënë një sinjal pozitiv të demokracisë dhe të ndryshimit të kësaj qeveria”, ka thënë ai për “Epoka e re”.
Bahtiri është shprehur i bindur në suksesin e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se asnjëherë më parë AKR’ja nuk ka pasur përkrahje më të madhe te qytetarët.
“Nëse vendoset të jem sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës, jam i bindur se këto zgjedhje do t’i fitoj me rreth 63 për qind të votave”, ka thënë Bahtiri.
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...