Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka nënshkruar Deklaratën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, duke u zotuar kështu se fëmijët, përkatësisht zgjidhja e problemeve të tyre do të kenë prioritet në politikat e qeverisjes komunale.
Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se ai dhe Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushin me përpikëri obligimet ligjore për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar mbrojtjen e tyre.
“Fëmijët janë pasuria më e madhe e jona, prandaj unë si kryetar i Komunës, por edhe të gjitha institucionet tjera të pushtetit lokal, do të bëjmë përpjekje maksimale që të krijojmë kushte që fëmijët tanë të rriten, edukohen e arsimohen pa brenga dhe të kenë një perspektivë të ndritshme”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri./arbresh.info/
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...