Bahtiri: Ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion mbi Serbinë për ta liruar Thaçin

10:35 | 7 Tetor 2016
M. A.

Është bërë një javë që nga arrestimi i Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçit, i cili po mbahet në burgun e Nishit në Serbi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për Arbresh.info tha se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion mbi Serbinë për të liruar Thaçin.

“Ne e dimë që është padrejtësisht i arrestuar dhe të tillë dëshirojmë më çdo kusht që ai të lirohet. Ne e kemi pas një protestë, por po presim që  Qeveria e Kosovës të bëjë përpjekje maksimale që ai të lirohet. Unë mendoj që pjesa kryesore i takon ndërkombëtarëve të cilët duhet të bëjnë presion mbi Serbinë për  lirimin e Thaçit”, ka thënë Bahtiri.

Ai tutje shtoi se nëse vazhdon të mbahet në burg padrejtësisht, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa tjera të cilat duhet të ndikojnë në lirimin e tij, transmeton arbresh.info.

“Përndryshe, nëse kjo vazhdon në këtë formë, Qeveria e Kosovës duhet të merr iniciativa të tjera të cilat duhet të ndikojnë në lirimi e tij”, tha mes tjerash kryetari Bahtiri.

Kujtojmë se drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, u arrestua të mërkurën e kaluar (28. shtator­) në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuzën e terrorizmit./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale