Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestën e thirrur kundër bustit të Car Llazarit, për të dielën në orën katër pas dite, njofton Klan Kosova.
Bahtiri ka thënë se askush nuk e di se kush e ka thirrur protestën dhe kush është organizator i saj. Ai tha se fillimisht duhet të provuar të gjitha mundësitë për dialog e më pas të protestohet.
“Pasi qe ne t’i shtjerrim te gjitha mundësitë, që të dialogojmë, në qoftë së është nevoja edhe unë do të protestoj”, ka thënë Bahtiri.
Kundër protestës në Mitrovicë është deklaruar edhe kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Avni Kastrati.
Ai ka pohuar se “nuk dihet organizatori i protestës dhe nuk duhet të marrin pjesë qytetarët e Mitrovicës në këtë protestë”.
Protesta është paralajmëruar tash e disa ditë në rrjetin social Facebook ku bëhet thirrjet të dilet kundër bustit të Car Llazarit, i cili u vendos para disa ditësh në Mitrovicën Veriore.
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...