“Vajzat e Mitrovicës” sot kanë organizuar një protestë paqësore pas dhunës dhe ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Mitrovicës.
Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ka përkrahur iniciativën dhe protestën e organizuar kundër kësaj dukurie negative në qytetin tonë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri në fjalën e tij theksoi se i mbështet dhe do të jetë pjesëmarrës çdo herë kur organizohen aktivitete të tilla, që kanë për qëllim eliminimin e dukurive negative në qytetin e Mitrovicës, e veçmas ndaj ngacmimeve seksuale të cilat duhet të marrin dënimin e merituar nga organet e rendit dhe ligjit.
Gjithashtu kryetari Bahtiri bëri të ditur se për këto dukuri që kanë ndodhur ka reaguar menjëherë përmes institucioneve përgjegjëse, duke u përkujdesur që kryerësit të këtyre veprave t’u shqiptohet dënimi i merituar.
Vlen të potencohet se kjo protestë ka filluar para objektit të Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar tek Gjykata, dhe zgjati përafërsisht një orë. /arbresh.info/

Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...
Serbia përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci si shkas p...
Portieri i Liverpoolit përfundon në spital pas derbit, krizë...
Parku solar në KEK, investim 103 milionë euro për energji të...
Kronologji e BBC: Ngushtica e mbyllur, kërcënimet e Trump dh...