Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Franceze lidhur me rastin e Haradinajt.
Sipas Bahtirit me vendimin e sotëm, gjykatës franceze i është hapur rrugë vendosjes së drejtësisë, derisa shpreson se për një kohë të shkurtër do të merret edhe vendimi për lirimin e tij.
“Me vendimin e sotëm të gjykatës franceze, i hapet rrugë vendosjes së drejtësisë dhe shpresoj që brenda një kohë shumë të shkurtër do të merret edhe vendimi për lirimin e plotë të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Sikurse vendimi i marrë para rreth një shekulli për rastin e Avni Rrustemit, edhe në rastin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, besoj se gjykata franceze do të dëshmoi se mbështet drejtësinë dhe veprimtarinë e njerëzve që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë.
Institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të moszbatohen nga Interpol-i flet-arrestet e montuara politikisht nga Serbia”, shprehet Bahtiri përmes Facebookut./Arbresh.info
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...