Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot do të dorëzojë te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
“Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të enjten me datën 21.02.2019, në ora 10:00 do të dorëzoj peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve tek Presidenti i Republikës së Kosovës, me ç’rast do të kërkoj mbështetjen e tij që të miratohet kjo nismë e ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Peticionin me nënshkrime, ditë më parë Bahtiri e dërgoi te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ideja e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.
Përmes një vendimi, kjo ministri ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.
Iniciativa e Bahtirit, është përcjellë edhe me një peticion të nënshkruar nga rreth 17 mijë qytetarë të Mitrovicës Jugore, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave.
MAPL përmes këtij vendimi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin për Nisma Legjislative.
Inicimi i peticionit të qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Jugut, nga ana e kryetarit Agim Bahtiri pasoi dorëheqjen e katër kryetarëve serbë të komunave veriore të Kosovës.
Peticioni me nënshkrimet e qytetarëve për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, më 16 janar i ishte dorëzuar Kuvendit të Kosovës.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu