Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se këtë të diel, më 14 gusht, do të fillojë revitalizimi i Urës së Ibrit.
“Kushtet për heqjen e kësaj barrikade janë përmbushur që në vitin 2015”, ka thënë Bahtiri.
I pari i Mitrovicës po ashtu ka thënë se revitalizimit të Urës së Ibrit do t’i paraprijë edhe heqja e disa barrikadave të tjera në veri.
Bahtiri ka thënë në një intervistë në televizionin Rrokum se Mitrovica aktualisht është një ndër qytetet më stabile të Kosovës.
“E kam hequr korrupsionin dhe haraçin, ndërsa kriminelët nuk mund të veprojnë lirshëm më në Mitrovicë”, ka thënë Bahtiri.
Duke folur për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikave, ai ka thënë se do të hapë edhe fabrika tjera, madje edhe në qytete tjera, pa përmendur emrin e ndonjë qyteti konkret.
Bahtiri ka thënë se do të gjenerohen 3.500 vende të reja me finalizimin e fabrikave të reja.
Ai ka folur edhe për mundësitë e subjektit të tij, Aleanca Kosova e Re (AKR), në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se kjo parti do t’i fitojë 20 për qind të votave.
https://youtu.be/kxr4RqxKGpM
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...