Policia e Kosovës në Graçanicë ka arrestuar dy persona për sulm dhe kërcenim ndaj personit zyrtar, shkruhet në raportin policor.
Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Graçanicë 17.10.2019-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Serbë, babë e djalë, të cilët pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh për taksa komunale e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin komunal viktimën mashkull K/Serb. Njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht zyrtarin komunal me vrasje. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...