Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime

08:53 | 4 Prill 2026
E.K

Një vajzë është raportuar e zhdukur në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, babai i saj ka njoftuar se vajza është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Fsh. Krushevë e Vogël, Klinë 01.04.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info