Egzon Shabani mëngjesin e së premtes u gjet i vetëvrarë në qelinë e tij ku po vuante dënimin.
Vetëvrasja e dyshuar e djalit nga Vushtrria u krye në një formë misterioze. Në shtratin e fjetjes në katin e dytë ai kishte thuajse një metër nga vendi ku është varur.
Për këtë babai i tij, Shaban Shabani, thotë se dëshiron vetëm të dijë rrethanat që çuan djalin e tij deri në këtë akt.
“E dinim që djali është sigurt aty. Vetëm më kanë thënë se djali ka ndërruar jetë dhe pastaj fëmija e kanë lexuar në gazeta se ka bërë vetëvrasje. Vetëm 1 metër e gjysmë i ka pasë aty, si ka mundur të ndodhë?”.
“Djali më ka shkuar, por po dua të di se qysh e tek ndodhi e gjithë kjo sepse e di që mund t’i ndodhë gjithkujt, por veç po dua të di çka e ka shtyrë djalin të shkojë deri te vetëvrasja”.
Babai i tij thotë se djali i vdiq pa e parë një kohë të gjatë.
“Për herë të fundit kam folur tri ditë para Bajramit. Veç do pare më ka pyetur nëse ia kam dërguar. I thashë se po ia kam dërguar 50 euro.
Por, më as për Bajram nuk më ka thirrur as asgjë. Ka më shumë se një muaj që s’e kam parë. Por, edhe në herën e fundit kur e kam takuar hiç s’është vërejtur që është i brengosur. I thosha rri mirë dhe sillu mirë se shkon shpejt kohë e lirohesh”.
“Mos i ndodhtë kjo askujt. Ai ka pasë nevojë për kontrollë e psikiatër”, ka thënë ai për Klanin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...