Një person është plagosur me arë zjarri në Prishtinë, në rrugën “Perandori Justinian”, rreth orës 20:30 të premten.
Ai ka marrë dy plumba dhe tani po operohet në Qendrën Klinike Universitare ku mjekët po provojnë t’ia shpëtojnë jetën.
I lënduari ka inicialet P.A., ndërsa babi i tij ka thënë për Ora e Fundit në Klan Kosova se s’ia ka idenë se kush ia sulmoi djalin, pasi ai s’kishte telashe me askënd.
“Djali ka qenë duke shkuar në shtëpi. Ende nuk po e dimë saktë kush është. Ai nuk ka pasur problem me kë. Gjendja e tij është kritike, I ka dy plumba. Ai s’është djalë problematik, ai veç në shkollë shkon dhe nga aty në punë. Djali im punon në një restorant. Pesë minuta para se të ndodhte rasti kam folur me djalin tim në telefon”, tha babi i të lënduarit, Driton A, njofton Klan Kosova.
“Policia nuk më ka dhënë shumë detaje – më kanë thënë se janë duke e bastisur shtëpinë e sulmuesit, më kanë thënë se më pas do të më njoftojnë se kush është ai”
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X