Nën emocione ka folur për bisedat e fundit me të birin, Naim Musliu, babai i Agon Musliut që ndërroi jetë dje gjatë qëndrimi në qendrën e studentëve.
Ai ka thënë gjatë tërë kohës djali i ka treguar se po mërzitet prandaj edhe ka kërkuar që ta shohë por nuk i është lejuar, shkruan arbresh.info.

“Unë përveç që i kam njoftuar se djali ka probleme shëndetësore, e kam kuptuar se djali po mërzitet dhe kam dashtë të paktën ta shohë por nuk më kanë lejuar. Nonstop kam qenë në kontakt me të, më ka thënë ‘babë tepër po mërzitem, nuk po më rrihet’, atëherë kam intervenuar te Luta prapë të cilin e falënderoj sepse ka bërë përpjekje”, ka thënë ai.

Naim Musliu ka thënë se ka ndier se po ndodhë diçka pasi për disa herë i është mbyllur telefoni nga i biri.
“Kur kam biseduar me të për herë të fundit e kam kuptuar se diçka po ndodhë sepse 10-15 herë e kam thirr dhe ma mbyllke”, ka thënë ai./arbresh.info/

AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...