“Babadimri Ekziston”, edhe këtë vit do të trokasë në dyert e familjeve që jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike. E gjitha kishte filluar nga një bisedë miqsh, por përfundoi me iniciativë të shumë vullnetarëve që janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë familjeve që jetojnë në kushte të vështira.
Iniciativa vullnetare “Babadimiri Ekziston” për të dytin fundvit ka shprehur vullnetin që të mbledhë gjëra të ndryshme, që t’i shpërndahen familjeve në gjendje të rëndë ekonomike.
Njerëz të vullnetit të mirë iu kanë përgjigjur me pozitivitet thirrjes së kësaj iniciative, të cilët po ndihmojnë duke dërguar rroba, para, lodra dhe gjëra të tjera për fëmijët dhe familjet që jetojnë në kushte të vështira. Siç dihet, këto raste në Kosovë nuk janë të rralla.
Aulona Kadriu nga iniciativa “Babadimri Ekziston”, ka treguar për KosovaPress se si erdhi deri tek ideja e iniciativës. Kadriu tha se kjo iniciativë erdhi pasi ajo dhe të tjerë vullnetarë ndjeheshin jokomod t’i gëzonin gjërat e mira vetëm për vetë, kur shihnin gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve në Kosovë.
Ajo tha se në këtë iniciativë kanë pasur më shumë motiv se vitin e kaluar, pasi këtë vit thirrjes së tyre i janë përgjigjur më shumë vullnetarë.
“Babadimri ekziston” është një iniciativë e cila po zhvillohet për vitin e dytë me radhë. Kjo iniciativë fillimisht ka nis si një bisedë mes miqve të cilët duke e parë gjendjen e rëndë ekonomike të shumë familjeve nuk kanë mundur të kënaqen me të mirat e tyre, dhe kanë dashur që këto të mira t’i shpërndajnë me të tjerët. Vitin e parë filluam duke shpallur një thirrje në Facebook, dhe thirrjes tonë iu përgjigjen pozitivisht mjaftë njerëz dhe kjo patjetër ishte motivi që edhe këtë vit të vazhdojmë iniciativën. Këtë vit fatmirësisht jemi shumë, më shumë se sa që kemi qenë vitin e kaluar dhe ndoshta gabimet apo gjërat që nuk kanë shkuar aq mirë po i përmirësojmë këtë vit”, tha Kadriu.
Kadriu tha se s ot vullnetarët e iniciativës “Babadimnri Ekzsiton” kanë filluar paketimin e gjitha gjërave të cilat janë dërguar nga vullnetarë të shumtë, të cilat më pas do të shpërndahen si dhurata tek njerëzit me nevojë.
Ideja që t’i ndihmohet njerëzve me kushte të vështira jetese bërë që kësaj iniciative t’i bashkohet edhe Dea Rugova nga klubi “Bëhu burrë”. Rugova tha për KosovaPress se do të ishte mirë që kjo iniciativë t? ? vazhdoj edhe për vitet e ardhshme dhe të rritet edhe numri i vullnetarëve..
Iniciativa “Babadimri Ekziston”, vitin e kaluar ka bërë dhurata për fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë në QKUK, si dhe për fëmijët e familjeve që jetojnë tek “Fusha e Pajtimit”, ata që jetojnë në të ashtuquajturën “Lagjja e Kuvajtit” dhe tek disa familje në lagjen Kolovicë të Prishtinës. Aktivitetin e tyre e patën përfunduar me shpërndarjen e dhuratave në shtëpinë e pleqve.
Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz, Bosnja dhe Herce...
BE përgatit masa ndëshkuese ndaj SHBA-së për Greonlandën
Roma blindon pozitën e katërt, triumfon në udhëtim tek Torin...
Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës...
“1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artiku...
Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohe...