Korportata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton kthimi i njësisë B1 në operim ka ndodhur me 18.08.2024 dhe nga ajo ditë e deri me 03.09.2024 ka pasur emetime pak më të theksuara se zakonisht.
Mirëpo, siç njofton KEK-u kjo është eliminuar fal gatishmërisë dhe angazhimit të stafit të TC Kosova B.
“Megjithatë duhet pas parasysh edhe faktin se TC Kosova B operon me pajisje dhe komponentë të elektrofiltrave si ato mekanike ashtu edhe elektrike me vjetërsi prej mbi 40 vjeçare. Për më tepër, jemi duke i koordinuar veprimet me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për fillimin e implementimit të projektit të elektrofiltrave ne dy njësit e prodhimit (B-1 dhe B-2), kur edhe pritet që TC Kosova B të operojë në përputhje të plotë me direktivat e BE sa i përket emetimeve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...