Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo qeveri pas braktisjes së ushtarëve të FSK-së, tash ka braktisur vlerat dhe besimin e qytetarëve, ku kishin premtuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të bëjnë “qeveri më duar të pastra”.
“Kjo qeveri kishte premtuar se do të bëj Dubravën 12 kat, e në fakt si erdhën në pushtet morën nën mbrojtje mafinë energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Në realitet, ajo çka po shohim është se korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka përpos të pastra”, ka theksuar Azemi.
Ai ka thënë se raportimet e mediave, lidhur me bisedat e Mihalit dhe Krasniqit tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të VV-së në aferat korruptive të mafisë energjetike Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.
“Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çështje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet e kishin pranuar këtë korrupsion. A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë perreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më veshtirë e besueshme”, ka theksuar ai.
Azemi deklaroi se LDK i mbështet organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojnë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë./rtk
Rashiq reagon ndaj ndalimit të flamurit serb për Vidovdan
Nesër nis rinumërimi i votave për Tiranën, Elbasanin, Fierin...
Gavrilo Milosavleviq lirohet nga akuza për masakrën në burgu...
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave për posedim d...
Irani ekzekuton një burrë sepse spiunoi për Izraelin
14 raste të vjedhjeve gjatë një javë në rajonin e Ferizajt, ...