Avokatja e Naim Murselit flet për ekzaminimin psikiatrik: Nuk ka ende raport zyrtar

14:40 | 25 Qershor 2025
E.G

Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt është shtruar në Institutin e Psikiatrisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës për ekzaminim.

Drejtori i këtij institucioni, Shpend Haxhibeqiri, të premten (20 qershor) për Arbresh.info kishte thënë se qëndrimi i Murselit do të vazhdojë derisa të përfundojnë deri sa të konstatohet nevoja për vazhdimin ose ndërprerjen e trajtimit.

LEXO EDHE:

I prangosur këmbë e duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK

Ndërkaq, avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku për Arbresh.info tha se deri më tani nuk ka ndonjë vlerësim zyrtar lidhur me gjendjen e klientit të saj.

Ajo tha se ndarja e një raporti me publikun do të bëhet sapo të kenë informacione.

“Aktualisht, nuk kemi ende në dispozicion ndonjë vlerësim zyrtar nga ekspertët lidhur me gjendjen e z. Naim Murseli. Sapo të kemi ndonjë informacion të konfirmuar ose raport përfundimtar, do ta ndajmë me publikun në mënyrë transparente.”, u shpreh ajo.

Ajo nuk komentoi më shumë mbi çështjen teska kërkoi respektim të procedurave ligjore dhe të privatësisë së klientit të saj.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 9 shkurt ka lëshuar urdhëresë që Instituti Psikiatrik Forenzik të bëjë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin Naim Murseli.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin. Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses të kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Në seancën e 4 qershorit trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit që i njëjti të kryejë ekzaminim psikiatrik.

Gjatë seancës fillestare, në këtë rast fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Ademajt. Më pas trupi gjykues vendosi që Tom Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor  2023. Sipas aktakuzës Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga i akuzuari Granit Plava me marrëveshje që bashkëshorti i Liridona Ademaj, Naim Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro./Arbresh.info