Sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.
Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin../arbresh.info/
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...