Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deri në fund të javës do të kthehet nga Franca për në Prishtinë, ku edhe është arrestuar në bazë të një aktakuze të Serbisë për krime lufte.
Avokati serb, Branislav Tapushkoviç, nuk prêt që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, shkruan gazeta serbe Blic, transmeton arbresh.info.
“Nuk mendoj se do të ketë ekstradim të Haradinajt në Serbi. Tribunali Ndërkombëtar për UÇK-në ende nuk ka filluar, prandaj ai do të lihet i lirë. Gabimi më i madh është bërë nga Marko Gjuriq që ka komunikuar detajet e hetimit”, ka thënë ai.
Haradinaj u arrestuar me 4 janar në një aeroport në Francë, pas një urdhër arresti ndërkombëtar në Serbi. Ai është liruar nga burgu me 12 janar, pa të drejtën e largimit nga Franca.
Sot Haradinaj do të paraqitet para Gykatës në Francë./Arbresh.info
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin